Zbulohet emri i efektives nga Durrësi, makina e të cilës u hodh në erë me tritol gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se bëhet fjalë për efektiven Ornela Buraka. Kjo e fundit është shprehur pranë kolegëve në Polici se nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë.

Megjithatë kjo nuk e përjashton faktin se lënda plasëse është vënë për shkak të detyrës, pasi kjo është një nga pistat që po heton Policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re