Një shtetas boshnjak 45-vjeçar, i cili i hodhi vaj të nxehtë në fytyrë gruas së tij, duke i shkaktuar asaj djegie shumë të rënda, është dënuar me 13 vjet burg. Gjykata në Francë e akuzoi për kryerjen e torturës ose mizorisë.

Ngjarja u regjistrua më 21 korrik 2020 në banesën e çifti boshnjak në Mulhouse.

Gruaja akuzoi ish-bashkëshortin se i kishte hedhur një tenxhere me vaj të nxehtë në kokë. Ajo duhej të dërgohej me helikopter në një qendër të specializuar djegieje, ku qëndroi për 25 ditë. Në këtë qendër, asaj iu desh t’i vendoseshin transplante lëkure dhe të ndërroheshin fashat nën anestezi për të shmangur dhimbjen torturuese.

Para gjykatës ajo shpjegoi se në prag të sulmit i kërkoi partnerit të saj të largohej nga shtëpia.

Nga ana e tij, 45-vjeçari ka mohuar fajësinë. Sipas tij, ka qenë një aksident në shtëpi, pasi gruaja e tij kishte vënë vaj për t’u ngrohur në kuzhinë. Ajo hodhi cigaren që mbante në duar dhe ndërsa u ngrit ndodhi incidenti.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re