Gazetari Sokol Bregu i ftuar në “Quo Vadis” në ekranin e Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj e ka cilësuar një dramë familjare krimin e rnëdë që ndodhi në Shënavlash të Durrësit. Pëllumb Meta u vra dhe u gropos në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa për ngjarjen janë arrestuar tre fëmijët e viktimës.

Ditën e sotme, Gjykata e durrësit vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ oër dy djemtë Amarildo dhe Hysen Meta dhe vajzën Hygerta Meta.

Lexo edhe :Related Posts

Gazetari mendon se pas krimit fshihet diçka e madhe, pasi mënyra se si fëmijët zgjodhën ta groposnin të atin duke i hequr të drejtën për të pasur një varr, tregon se në familje gëlon diçka.

Bregu: Një i vrarë, tre të burgosur dhe nëna në liri. Nëna që është në liri, e lanë të tillë sepse dikush duhet të kujdeset. Nuk mund t’i arrestonin të katërt, por edhe ajo është pjesë e fshehjes së krimit. Fshehja e kufomës në këtë lloj forme, për t’i hequr edhe të drejtën e varit, duket që në familje gëlon diçka. Ngjarja ka qenë e paramenduar. Vajza nuk ishte dhunuar seksualisht, siç u aludua më herët. Kam përshtypjen që prokurorët nuk do ta kërkojnë motivin. Në Kodin tonë Penal cilido të jetë motivi nuk të ul asnjë vit dënim. Ne parashikojmë 35 vjet deri në burgim të përjetshëm sepse quhet vrasje në familje. Avokatja tha t’i ndajmë, sepse prokurori i ka futur në bashkëpunim të dy fëmijët. Vepra penale është shumë e rëndë. Janë shumë të rinjt të tre, pavarësisht dramës.

Ata kanë një shtyrje shumë të fortë dhe krimi ka një karakter mendësie, të nxitur nga mendësia. Në mënyrën se si e kanë treguar ngjarjen, asnjëri nga fëmijët nuk shkonte mirë me të atin. Nga ana tjetër nuk kanë asnjë denoncim në polici për atë që ndodhte në familje. Sot ata janë në një përballje shumë të madhe me njëri-tjetrin dhe janë fajtorë të tre. Ata duan të heqin bashkëpunimin. Nuk i justifikoj sepse çdo krim është krim, por t’i çojmë të tre nga 35 vjet burg secili, do të ishte shumë e rëndë. 105 vjet burg të tre fëmiëjt, do të ishte një masakër e madhe. Me Kodin e ri Penal nuk do të ketë as ulje. Do të duhet të presin të pakën 20 vjet…janë shumë të rinj./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re