Gazeta SHQIP publikoi ekskluzivisht më 7 qershor lajmin se policia i kishte bllokuar patentën  Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë një kontrolli tek  rrethrrotullimi i TEG është konstatuar se djali i ish-kryeministrit, që udhëtonte me makinën e tipit “Benz” S320, po ecte me 127 km/orë, duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Pas publikimit të lajmit, Shkëlzen Berisha kërkoi falje publikisht. Së fundmi ai ka “provokuar” policinë, teksa ka publikuar dy foto me partneren e tij, Armina Mevlani, ku shkruan: Patenta e re.

Siç shihet, “shoferi” personal i djali të ish-kryeministrit, është pikërisht partnerja e tij.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re