Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Rozeta Hajdari humbi sot personin e dashur, por puna për të vazhdoi. Gjatë një konference për mediat për shkarkimin e kryeshefit të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, kryeministri në detyrë, Albin Kurti konfirmoi se babai i Hajdarit kishte ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë konferencës për media për shkarkimin e kryeshefit të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

“Ne tani jemi në konferencë. Ministres Hajdari i ka vdekur babi sot dhe kjo nuk e ka ndaluar që të dalë këtu në konferencë me mua për të shpalosur shkeljet e bëra nga KRU ‘Prishtina’. Pas kësaj kjo do të udhëtoj drejt Pejës për t`i përgatitur ceremoninë e varrimit për babain”, tha Kurti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re