Një histori si në filma i ka ndodhur këngëtares Mimoza Selimi. Katër vite më parë, ajo ka humbur një unazë shumë sinjikative për të në një treg dhe është kthyer ditën tjetër për ta kërkuar, por nuk e gjetur. Mirëpo, pas plot 4 vitesh, këngëtarja është befasuar, pasi një zonjë ia kishte ruajtur dhe rastësisht kur e kishte takuar, ia ktheu.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Mimoza ka treguar të gjithë historinë e bukur, duke dhënë mesazhin se në këto kohë plot pesimizëm ekzistojnë edhe njerëz të mirë.

Jam prekur jashtëmase. Siç thonë çfarë janë gjërat e vogla, nuk janë më të mëdhaja sesa ato. Sepse gjithçka fillon nga ato, kanë qenë 4 vjet, sepse kunata, nusja e vëllai tim e mban mend shumë mirë. Mënyra sesi më priti, shumë e gëzuar, kur ma ka dhënë atë unazë. Thua ekzistojnë njerëz të mirë sot, sepse fare mirë, ajo mund ta kishte shitur. Unë e qava si të themi, unë e kisha ndarë mendjen që më kishte humbur. Ju nuk mund ta imagjinoni, se çfarë ndjesie është të vendosni në gisht një unazë që ju e mendoni të humbur. Ajo i kishte folur dhe një komshies së vetë te pazari dhe erdhi ajo gruaja dhe më tha që gjithmonë ka folur për këtë unazë. Imagjinoni çfarë ndershmërie. Unë kam kuptuar një gjë që ajo grua është besimtare në zot dhe do të thotë që këto janë vlera, çfarë nuk është e imja, nuk është e imja dhe nuk mundem ta mbajë.

Kjo unazë ka vlerë shpirtërore. Më besoni që edhe pse e kisha humbur, 2-3 ditë përpara se të shihja zonjën e kam menduar unazën. Është një unazë shumë e veçantë, sinjikative për mua. Por ju thash që sikur edhe bakër të ishte, gjesti i zonjës ishte shumë i madh. Kam përshtypje nuk më ka njohur si artiste. Zonja është një person i tillë, shumë i ndershëm. Unë e përqafoja dhe thosha si ka mundësi që e bëtë diçka të tillë. I lash diçka që ajo nuk donte ta merrte, nuk është se shtirej, nuk donte dhe nuk donte. Edhe pse jemi bërë shumë pesimistë, por jo ka edhe gjëra të bukura, ka edhe njerëz të ndershëm”, rrëfeu ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re