Mëngjesin e kësaj të enjte polumbarët kanë gjetur të pajetë trupin e një 23 vjeçari me aftësi të kufizuara (shurdh-memec), i cili ishte shpallur në kërkim në fshatin Sqepur të Beratit.
I riu ishte larguar për të mos u kthyer më në shtëpi prej mëse tre ditësh.
Familjarët dyshonin se 23 vjeçari shurdh-memec mund të kishte rënë në ujërat e rezervuarit të fshatit dhe kërkuan ndihmën e polumbarëve për të bërë kërkimet.
Këtë të enjte, është bërë e mundur gjetja e trupit të 23 vjeçarit, i cili është dërguar në morgun e spitalit të Beratit për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.