Pas infektimit nga Covid-19, përmirësohet gjendja shëndetësore i Ipeshkvit Imzot George Frendo.

Lajmin e bën të ditur qendra Ipeshkevore e Shqipërisë në një njoftim të saj.

“Nga kontaktet me përgjegjësit e repartit Covid-19 të spitalit “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari), na lajmërojnë gjendja shëndetësore e SH. T., Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë-Durrës, është shumë e mirë; ai po shkon drejt rikuperimit gradual si dhe çdo gjë paraqitet e qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Komunikim mbi gjendjen shëndetësore të SH. T. Imzot George Frendo

Nga kontaktet me përgjegjësit e repartit Codvid-19 të spitalit “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari), na lajmërojnë gjendja shëndetësore e SH. T., Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë-Durrës, është shumë e mirë; ai po shkon drejt rikuperimit gradual si dhe çdo gjë paraqitet e qëndrueshme.

Nga një video-telefonatë e bërë, Imzot Frendo ka treguar se po kalon momente të qeta nën kujdesin e fretërve kapuçin dhe kapelanëve të këtij spitali. Sot ka pasur mundësinë të kremtojë Meshën Shenjte në kapelën e repartit Covid ku ndodhet në këtë spital, së bashku me besimtarë e tjerë që po kurohen nga ky virus.

Imzot Frendo shprehet i padurueshëm për t’u kthyer në përditshmërinë e tij në Arqidioqezë (Tiranë) dhe jetën baritore.

Ne vijojmë lutjet që shëndeti i tij të kthehet në normalitet si dhe bashkohemi me lutjen e Kishës që nuk ndalet për të gjithë të prekurit nga Covid-19, e sidomos lutemi edhe për të gjithë stafet mjekësore që po kujdesen me orare të pafundme.

Zyra e Shtypit e KISH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re