Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se për kreun e qeverisë Edi Rama “korriku është përvëlues për të, por në shumë tetori”, referuar aferës së McGonigal.

Ai u shpreh se Rama është person i inkrimiuar kokë e këmbë dhe sipas tij, ka  tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij korruptive.

“Person i inkrimiuar kokë e këmbë që ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij korruptive, kombëtare dhe ndërkombëtare, të djegësve, të Portit të Durrësit, pasurimit në mënyrë të përbindshme të anëtarët të familjes së tij, për shkak të korruptimit që ky i ka bërë McGonigal.

Soros e shpall atë vëlla dhe yll të stabilitetit vetëm e vetëm që mund të lehtësojë pozicionin e tij para drejtësisë së SHBA dhe në Shqipëri në kohën e duhur, përpjekjet do të dështojnë, Është në hetim kriminal për krimet që ka kryer, krimi më i madh i jetës së tij është shkatërrimi i procesit zgjedhor,

Sot ai është më i rrezikshëm se kurrë, përdor postin e kryeministrit për ti fryrë konfliktit në rajon. Vendosi sanksionet ndaj Kosovës dhe e bëri për lëkurën e tij, korriku është përvëlues për të, por në shumë tetori, procesi i McGonigal.

Rama është aventurier, një njeri i shpëlarë që është i aftë të bëjë gjithçka të thyejë çdo parim”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re