Gazjon Rusi, 39 vjeç, baba i tre vajzave të vogla, një bashkëshort dhe një djalë i dashur po lufton për jetën e tij dhe ka nevojë për ndihmë urgjente. Ai është prekur nga COVID-19 dhe aktualisht ndodhet i intubuar në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Për kurimin e tij, sipas familjarëve kërkohet një ndihmë mjekësore e cila nuk është në dispozicion në Shqipëri, për këtë arsye ai duhet të transferohet në një spital në Turqi dhe kostoja e këtij transferimi është pak më shumë se 55,000 dollarë.
Të afërmit e tij kanë hapur një fond online ku çdo kush, me aq sa ka mundësi mund të kontribuojë. Kujtojmë se pak ditë më parë drejt Turqisë fluturoi dhe biznesmenia Vilma Nushi, e dhe pse gjendja e saj ishte shume herë me e stabilizuar se ajo e Gazjonit.
SENSIBILIZIM
Shumë të nderuar miq dhe dashamirës! Pikësëpari urojmë me përzemërsi të jeni mirë në këtë periudhë tepër të vështirë që po kalon i gjithë vendi dhe mbarë njerëzimi. Kolegu dhe vëllau ynë, z Gazjon Rusi, mësues i matematikës në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve, prej ditësh ndodhet i shtruar në gjëndje shumë të rëndë, i intubuar ne Spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.
Për shkak të kësaj gjendjeje, është parë e domosdoshme të dërgohet urgjent për kurim në një spital të specializuar në Republikën e Turqisë. Me këtë rast, shpallim sensibilizim për të gjithë ata që kanë dëshirë dhe mundësi të kontribuojnë financiarisht. Kontributi juaj është një dritë shprese për Gazjonin! Shpresojmë që me ndihmën e Allahut Fuqiplotë, vëllau dhe kolegu ynë të arrijë në shëndetin e plotë dhe ti bashkohet sa më parë familjes së Tij. Për kontributet tuaja ju ofrojmë:
“Banka Kombetare Tregtare” Numri i llogarisë së Medresesë LEK: AL9420551106173041CLTJCLALLË , Tel: +355672879378 (Sekretaria e Medresesë) Tel : +355692543143 (Familja e Gazjon Rusit)
