Avokati i shtetases 20 vjeçare, Mirjeta Hajdini e cila u arrestua mbrëmjen e 29 marsit së bashku me të shumëkërkuarin Nuredin Dumani, ka dhënë një deklaratë për mediat menjëherë pas lirimit të saj.

Ai tha se Hajdini nuk kishte asnjë informacion lidhur me veprat penale të kryera nga Dumani dhe shtoi se ajo e njihte me një tjetër identitet.

“Pas pretendimeve të prokurorisë, gjykata vendosi masën e detyrimit të paraqitjes për shtetasen e Kosovës, Mirjeta Hajdini pasi në përfundim pretendohej edhe nga ana e prokurorisë vetëm akuza për përkrahje të autorit që ka kryer vepra penale.

20 vjeçarja deklaroi se e njihte personin me një tjetër identitet. Nuk kishte asnjë dijeni mbi akuzat që rëndonin kundrejt tij. Kishin një marrëdhënie sentimentale dhe nuk kishte lidhje me atë çfarë akuzohet personi në fjalë”– u shpreh avokati ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re