Rexhep Meta, babai i ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet këtë të martë, më 2 qershor, në fshatin Çepan të Skraparit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka organizuar shoqërimin e Metës nga paraburgimi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Ish-presidenti pritet të transportohet drejt Çepanit nën masa sigurie, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.
Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024.
