Ditën e sotme, 26 dhjetor, mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Vassilis Karras në kishën e Shën Sofisë në Selanik.

Pak pas orës 16:30, me kohën locale, kur trupi doli nga kisha, muzikantët me buzuki dhe instrumente filluan të luanin këngët e tij, në radhë të parë “Nychta Xelogiastra”, “Nuk po shkoj askund”, por edhe “Pontiaka”.

Ndërsa njerëzit që ndodheshin në kishë e ndiqnin duke kënduar pjesët e tij.

Bashkëshortja e tij, Christina, duke u larguar nga kisha e mbështetur nga e bija dhe duke dëgjuar këngët shpërtheu në lot. Në të njëjtën kohë, njerëzit brohorisnin “i pavdekshëm”.

Vëllai i tij Vassilis Karras ishte po aq i prekur dhe kur mbërriti në kishë ai u tha gazetarëve se nuk mund të thoshte shumë.

“Për momentin nuk jam në gjendje të them asgjë. Nuk kam guxim të flas”, ishte gjithçka që arriti të pëshpëriste vëllai i Vassilis Karras.

Bashkëshortja dhe vajza e Vassilis Karras ishin që në momentin e parë në kishë kur nisi pelegrinazhi popullor pak pas orës 10 të së martës.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re