Kreu i Shtetit Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në homazhet në nderim të mjekut të njohur Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën dy ditë më parë për shkak të COVID-19.

Meta shprehet në një mesazh se doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve dhuronte përherë përkujdesje, dashuri dhe optimizëm, teksa evidenton ngrohtësinë e gjetur gjatë kësaj ceremonie për mjekun Nonaj, një nga personalitetet e shquara dhe të dashura për banorët e kësaj krahine.

Postimi i plotë:

Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve për Dr.Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën pas një përpjekjeje të gjatë me COVID-19 e pasojat e tij.

Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell.

U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm!

Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, February 3, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re