Nga: Alban Gorishti

Videoja e mëposhtme më tërhoqi vëmendjen dhe më trishtoi zemrën . Aty pashë një njeri në kufijtë e dëshpërimit ,një njeri të sprovuar si shumica e popullit tonë . Sprova të cilat për nga konstrukti  i tyre përmbajnë një dozë të fortë të allogjikës sociale , të padrejtësisë pushtetore dhe të pangopësisë  të institucionalizuar . Një baba si shumë të tjerë ,por me një fatkeqësi ,sprovë tek fëmija i vet . Një prind që shpresonte të ushqente familjen e vet  nëpërmjet një ndërtese e cila  me siguri prishte ndonjë Pazar të nënzëshëm midis të “fortësh” dhe pronarëve të tyre në pushtet .Përtej arsyeve objektive apo subjektive të këtij veprimi  ajo që shpjegohet edhe nga ky zotëri në video është një mungesë tolerance për kufinjtë e objektit i cili mundej tëshpëtohej duke e përgjysmuar  madhësinë e tij . Por kushedi se kujt i prishte punë pamja e këtyre objekteve apo cilën gjurmë ndërtimi pengonte tërësia e tij . Në formimin tim personal gjaku ,nderi dhe dinjiteti njerëzor është më i madh sesa ndërtimi apo prishja e tullave apo betonit . Ndaj lotët e këtij burri halle plot,më kujtoi  lotët e mijë  dhe të mijërave njerëzve  të tjerë sa herë kam dashur të përfaqësohem denjësisht në ndonjë fushë prej fushave jetësore të shtetit tim.Ato lot më kujtuan pamundësinë e prindërve të mijë për të më dhënë një shkollim të denjë ,pamundësinë time për tu përfaqësuar siç duhet në procese penale apo civile ,pamundësinë time për ta kuruar siç meriton fëmijën tim ,pamundësinë e të gjithëve për  të jetuar me krenari nacionaliste në tokën e stërgjyshërve . Edhe unë jam prind ndaj nuk dua të anoj kurrsesi  kah ndonjë prej formave të padrejtësisë pasi nesër shpresoj që Zoti të ma mbrojë të drejtën e tyre për të pasur një të ardhme pa zullum dhe as zullumqar . Nuk dua të anoj as sot e as kurrë nga kjo apo ajo padrejtësi ,nuk dua kurrsesi ti mësoj fëmijët e mijë  të bëjnë padrejtësi dhe as nuk dua që dikush ti bëj padrejtësi  atyre ,por e gjitha kjo vëllezër dhe motra do të  ndodhi nëse ne si qytetarë të civilizimit modern anojmë nga e keqja dhe padrejtësia qoftë edhe sa fija e flokut  ,për këtë   Zoti thotë në Kuran :“Mos anoni nga ata, të cilët bëjnë zullum, sepse pastaj do t’ju kapë zjarri, duke ditur se ju nuk keni ndihmës tjetër, përveç Allahut dhe pastaj nuk do të ndihmoheni.” (Hud, 113) . Sa shumë u shpenzua për këto projekte a nuk pati vullnet të mjaftueshëm që dikush të vinte ti qante dhe t’ia zgjidhte hallin këtij personi  para se ti prishnin mjetin e jetesës së tij ? A nuk pati njeri prej atyre që rrinë tërë ditën në kafe që të interesohej për djalin e tij autik ,apo të interesohej për mjetet e tij të mbijetesës pas prishjes së banesës? A nuk ka më burra ,a nuk ka më humanizëm?A nuk ka politika në dobi të qytetarit apo paska vetëm politika në mbrojtje të pushtetarëve dhe të fortëve zulluqar ? Sot unë vuaj për vuajtjen e tij ,lus Zotin që të shtohen ndjenjat e reciprocitetit humanist!!

I.K.M.Tose Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ,institucion i cili është në varsi të minstrisë së mbrojtjes ,i cili teorikisht duhet të mbrojë territorin nga keqbërësit e ndryshëm zaptues  të pronës së qytetarëve  dhe jo të përfaqësohet nga keqbërës  ordinerë si e si për ti shkatëruar pronën qytetarëve të një shteti “ligjërisht” me të drejta  të barabarta  .  Para disa kohësh një mik po më tregonte procedurat e  uzurpimit të një toke nga këta banditë me teser partie  . Kështu po më tregonte se pasi  duhet medoemos  të “pastrohet” një tokë nga ndërtimet e saj ,fillimisht dërgojnë pa procedurë të saktë dhe pa urdhër  disa njerëz  të cilët edhe pse kanë ndonjë emërim shërbejnë vetëm si të fortë për të vjedhur të drejtën për dëmshpërblim  të njerëzve  që u prishet objekti .Kështu po më tregonte sesi këta dërgohen për të prishur një x objekt akoma pa dalë VKM e këshillit të ministrave me urdhërin dhe shumën për të dëmshpërblyer siç duhet (me kosto të tregut) pronarët e ligjëshëm . Por kjo dhunë  nuk ushtrohet vetëm tek  ata që janë në proces legalizimi  të objektit të tyre por edhe me ata që i kanë të rregullta dokumentat e pronësisë . Kështu për të evituar  pagesën e shumës reale  që duhet të nxjerri  shteti pas këtyre prishjeve ,ata shkojnë si keqbërës ordinerë dhe prishin  në mënyrë dredharake objekte  të cilat janë gjaku dhe  jeta e shumë të mashtruarve nga politikat klienteliste .Kjo është vetëm një tentakulë e shtrirë që sipër dhe nëse nuk pritet koka ajo do të ripërtërihet nën slloganet e pushteteve të rilindura nga neglizhenca jonë  . Teatri ,qendra e tiranës ,unaza e madhe sa e sa objekte të prishura dhe sa e sa jetë të shkatëruara .Kjo është një bandë që ka nevojë të punojë nën urdhrat e pushtetarit të radhës ,por mos harroni dhe as mos u gënjeni se sot nuk u prekët ndaj edhe nesër do të shpëtoni .Duhet të dini një koncept  bandat e organizuara jetojnë  prej  zullumit që i bëjnë tjetrit ndaj duhet medoemos që të prodhojnë zullum ,duhet të prishin ,të uzurpojnë  në mënyrë që të vazhdojnë ekzistencën e paligjshme  ,ndaj nëse sot e pati rradhën ky apo ai qytetar nesër me siguri në një mënyrë apo tjetrën do ta kesh ti apo unë rradhën . Vëllezër dhe motra mosni ,mos u bëni palë e heshtur apo aktive me këtë apo atë pushtet ,mosni pasi Allahu është  në anën e të dëmtuarve . Mosni pasi Zullumqarët  i pret falimentimi dhe fati i hidhur në botën tjetër dhe ngushtimi shpirtëror (por edhe dënimi ) në këtë botë . Mosni o vëllezër mos harroni se Allahu e sheh lotin e dëshpërimit të atij që i behet padrejtësi ,por Allahu dëshiron të shohi drejtësinë tek ne ,tek krijesat e tij,dëshiron që të shohi sesa e mbrojmë njëri tjetrin sesa e aplikojmë një prej cilësive të TIj(drejtësia) nëpërmjet të cilës mbahen qiejt dhe toka dhe nëse ajo zhduket edhe ato tronditen thellësisht .O ti i “fortë” mos harro se sot e ke shëndetin ndërsa nesër qiejt e toka do të jenë në dorën e Xhebarit –Zotit ,eh si do të jetë gjendja jote atë ditë ??A e ke pyetur veten, E nëse më thua se unë nuk besoj në ditë gjykimi atëhere lexoje hsitorinë e mëposhte të përshkruar nga profeti ynë ,i sinqerti i cili kurrë nuk gënjen:

Rrëfehet se një njeri i varfër jetonte vetëm nga peshkimi, por, siç ndodhë me besimtarin, Allahu e sprovoi dhe për ditë të tëra nuk mund të peshkonte gjë.Ishte gjëja e vetme me të cilën ia siguronte familjes furnizimin, andaj edhe brengosej, sidomos kur furnizimi në shtëpi filloi të pakësohej dukshëm. Çdo ditë dilte në bregdet për peshkim, por kot. Një ditë, pas një kohe të gjatë qëndrimi në bregdet, tha në vete: “Kjo le të jetë hera e fundit për sot!” – dhe hodhi rrjetën. Priti pak ndërsa rrjeta filloi të rëndohej. Kuptoi se kishte zënë diçka. Kur e nxori, pa se kishte zënë një peshk goxha të madh, që kurrë më parë nuk kishte peshkuar të tillë. U gëzua shumë, por jo gjatë. Në fakt, peshkatari falënderoi Allahun shumë dhe mendoi, përveç që një pjesë do ta shfrytëzojë për ushqim, tjetrën do ta ndajë për shtije dhe për lëmoshë. Kështu do të vepronte sikur mbreti që kaloi pranë të mos e shihte peshkun. Ishte vërtet peshk i rrallë. Ushtria kërkuan që ta jap peshkun për mbretin, por peshkatari refuzoi. Pranoi vetëm t’ua shiste, por ata ia morën me dhunë.

Kur u kthyen në pallat, mbreti kërkoi që t’ia gatuanin atë peshk për darkë, shijen e të cilit do ta kuptonte vetëm pas pak ditësh, atëherë kur do të zbulohej se mbreti ishte sëmurë nga gangrena. I thirrën mjekët ndërsa ata pas kontrollimit i propozuan mbretit që t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e gishtërinjve të këmbës për të parandaluar sëmundjen, e cila kërcënon edhe nëngjurin e tij. Mbreti refuzoi këtë dhe parapëlqeu që ta durojë dhimbjen, por, u pa se vendimi i tij ishte i gabuar. Pas vetëm pak ditësh u detyruan t’ia sillnin disa mjekë tjerë, jashtë vendit, për kontrollim, dhe vetëm pas herës së tretë kur u vërtetua se sëmundja kishte arritur deri tek gjuri, mbreti pranoi t’i nënshtrohej operacionit.

Kjo që i ndodhi mbretit e shqetësoi atë pa masë, andaj, mendoi ta thërriste një njeri të urtë e ta pyeste për këtë gjë. Ia sollën një njeri të mençur, të cilin mbreti e pyeti se çfarë mund të ketë qenë shkak i kësaj fatkeqësie të tij. Njeriu i urtë i tha: “Patjetër se ti i ke bërë padrejtësi dikujt!” Mbreti iu përgjigj me habi: “Nuk më kujtohet t’i kem bërë dikujt padrejtësi.” “Kujtohu mirë!” – i tha njeriu i urtë, ngase kjo nuk si të mos jetë shkak i ndonjë padrejtësie të bërë.

Atëherë mbretit i ra ndërmend peshku i madh dhe peshkatari. Urdhëroi ushtrinë t’ia sjellin peshkatarin. Ushtria shkuan në bregdet, dhe si zakonisht, e gjetën në vendin e vet. E morën dhe e sollën tek mbreti, i cili e pyeti: “Ma thuaj të vërtetën, çfarë bëre kur ta mora me dhunë peshkun e madh?” “Nuk bëra asgjë” – foli paksa i frikësuar peshkatari. “Fol se nuk do të ndodhë gjë e keqe!” – i tha mbreti. Atëherë, kur peshkatari u sigurua, foli dhe tha: “Kur ti ma more peshkun, u ktheva kah Allahu dhe u luta: “O Zoti im! Ai e tregoi fuqinë e tij ndaj meje, andaj tregoje edhe Ti fuqinë Tënde ndaj tij!” Prej drejtësisë së Allahut të Madhëruar është që të ndihmojë madje edhe ata që nuk janë fare besimtarë.

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Ruaju lutjes së të dëmtuarit, qoftë ky edhe jomusliman, ngase nuk ka perde (pengesë) para lutjes së tij!” (Transmeton Muslimi)

Po ti o vëlla ,motër qësot dole palë me zullumin ,ti që kalove i pavëmendëshëm para lotëve të dhimbjes ,a thua do të ketë njeri nesër kur vet ti do të derdhësh lotë ,por askush nuk do të dëgjojë!!

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re