Një numër i madh dhe përtej pritshmërive të biletave për finalen e Conference League janë blerë nga shqiptarët.

Logjikisht, ky detaj lë të kuptohet se tregu i zi i shitjes së biletave nuk do të mungojë as këtë herë, pavarësisht se po meanxhohen nga UEFA.

Kees Lau, kryteari i shoqatës së tifozëve të Feynord është shprehur në mediat holandeze se çmimi fillestar i vendosur nga shqiptarët për të lënë biletat e tyre ka qenë 3000 euro.

“Po shohim se çmimet e biletave në tregun e zi po bien ndjeshëm. Javën e kaluar, shumë njerëz kërkuan 3000 euro për një biletë. Tani e blen edhe me 500 euro, nëse je me fat. Shumë tifozë holandez e kanë këtë shumë për ta blerë. Por jo gjithmonë mund t’i blini nga njerëz me zemër të mirë. Kam dëgjuar se biletat kanë rënë në duart e shqiptarëve të pasur, madje edhe të mafias vendase, që kërkojnë përfitim të madh financiar. Do të jenë të paktën 4000 tifozë të Feynord pa biletë në Tiranë”, tha Lau.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re