Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do i bëj Kryeministrit Edi Rama “gjyqin politik të shekullit”.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët ai tha se “do i bëj gjyq politik para jush Edi Ramës, do i bëj gjyqin e shekullit atij. Nja procesi politik do i përgjigjem me një gjyq politik”.

Berisha ndër të tjera theksoi se pretendimet se aksioni opozitar “ka lidhje me persekutimin politik të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është një gënjeshtër”, ndërsa shtoi se Edi Rama e di se me një opozitë të vërtetë nuk fiton kurrë.

“E garantoj Ramën se asnjë lloj mase përveç rikthimit të plotë të drejtave Kushtetuese të deputetëve nuk do mund të bllokojë protestën tonë”, u shpreh ai.

Sali Berisha: Edi Rama është i tmerruar, moral ska pasur, por i ka hyrë frika në palcë. Mendon e duke sjelle skapisë në Kuvend do dekurajoj opozitën. Unë jam këtu për të konfirmuar qëndrimin e PD, se asgjë nuk do mund të ndalë betejën pa kthim të deputetëve të opozitës. Duam jetë parlamentare normale në përputhje me rregulloren, prandaj dhe nuk po bojkotojmë.

Po shkojmë dhe protestojmë për parlament normal. Së dyti, e garantoj Ramën se asnjë lloj mase përveç rikthimit të plotë të drejtave Kushtetuese të deputetëve nuk do mund të bllokojë protestën tonë.

Së treti, mashtrimi i paskrupulli i tellallëve dhe zyrtarëve të qeverise se kjo që ndodh ka lidhje me persekutimin politik të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është një gënjeshtër. Edi Rama mori aktet kundër Berishës kur e kuptoj se PD sot është e vendosur të përmbys regjimin e tij. Rama ka ecur i sigurtë se ka pasur në kontroll opozitën. Ai e pa gjatë muajve të fundit se ky kontroll nuk është më dhe kjo është tronditja në palcë e tij. Ai e di se më një opozitë të vërtetë nuk fiton kurrë.

Do i bëj gjyq politik para jush Edi Ramës, do i bëj gjyqin e shekullit atij. Nja procesi politik do i përgjigjem me një gjyq politik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re