Ali Zili është autori që vrau nuse e vjehërr në banesën e tyre në Devoll.

Një nga pistat që po heton policia ka të bëjë me një borxh të pakthyer nga viktimat kundrejt autorit, pas shitjes së druve. I akuzuari Ali Zili mësohet se merrej me dru zjarri, ku kohë më parë 36 vjeçari u ka shitur një sasi drush zjarri por nuk është paguar nga ana e 60 dhe 80 vjeccares.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se 2 ditë më parë kishte ardhur nga Greqia vajza e 60 vjeçares. Kjo duhet se ka qenë dhe arsyeja qe Zili ka shkuar në shtëpinë e të moshuarve me shpresën për të marrë borxhin. Duket se një borxh i pashlyer është bërë shkak i ngjarjes së rëndë.

Viktimat e shpërfytyruara totalisht nga goditjet në fytyrë me dru zjarri. Mësohet se ai i ka dhunuar duke i tërhequr zvarrë pasi në vendngjarje shihen flokët e shkulura të viktimave. Pas vrasjes, i ka vendosur të dyja bashkë në të njëjtin vend.

Gjergji Zili vëllai i autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Progër ka mohuar faktin se viktimat i kishin mbetur borxh vëllait të tij.

Vrau nusen dhe vjehrrën në Devoll, policia arreston 36-vjeçarin si autorin e dyshuar të krimit (EMRI + VIDEO nga vendi i ngjarjes)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re