Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shfaqur i prerë në konferencën e ditës së sotme ku theksonte se Gjykata Kushtetuese është një vijë e kuqe flakë dhe nuk mundet ta shkelë askush.

Gjithashtu Meta tha se i ka paralajmëruar që prej tre vitesh të gjithë ata që do tentojnë shkelin kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, se më pas legjitimitetin do t’ia kalojë popullit.

Ndërsa në mbyllje të fjalës së tij Presidenti Meta tha: “Nuk do të ketë Shqipëri pa shqiptarë”.

“Jam i bindur që të gjithë qytetarëve shqiptarë, atyre që iu ka mbetur sado pak dinjitet shqiptari, ndërkohë që jam i sigurtë që shumica e tyre janë tërësisht të dinjitetshëm janë me Presidentin e republikës në këtë betejë për të mbrojtur kushtetutën dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese, si e vetmja garante e vetë ekzistencës së Kushtetutës sonë është lënduar, gjakosur, përdhunuar kaq shumë dhe do të jenë në 2 mars bashkë me Presidentin Republikës, jo me Ilir Metë. Ti tregojnë këtij grupi kriminal dhe kësaj celule mafioze në Ministrinë e Drejtësisë që ka bërë lajme të papara duke çuar nëpër burgje shumë zyrtarë që kanë bërë ndonjë falsifikim në institucione të dorës së dytë apo të tretë dhe bëjnë lajme të parapara kur sekuestrojnë ndonjë makinë apo kur vrapojnë për të ndjekur paratë.

Presidenti e ka të qartë rolin e tij për të mbrojtur dhe i ka lajmëruar të gjithë brenda dhe jashtë vendit, Gjykata kushtetuese është vijë e kuqe dhe e kuqe flakë, siç është flamuri i Shqipërisë për të cilin kanë dhënë jetën mijëra dëshmorë dhe patriotë. Nuk do të ketë Shqipëri pa shqiptarë”, tha Presidenti Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re