Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishin në lidhje të drejtpërdrejtë Aristotel Petro, drejtuesi i televizionit lokal në Gjirokastër “ALPO RTV” dhe nëna e vajzës, që pretendohet se ai e ka ngacmuar seksualisht.

Petro dhe nëna e vajzës hodhën akuza të forta kundrejt njëri-tjetrit. Biseda e tyre gjatë emisionit “Shqipëria Live”:

Petro: Para se të bënte kallëzimin nëna e vajzës duhej të vinte të unë të fliste.

Nëna: Duhej ti të kërkoje falje, duken qartë gjërat që shikohen në video. Po të ishe ti në vendin tim, çfarë do të bëje?

Petro: Keni marrë ndonjë lek për të bërë kallëzim në polici

Nëna: Jo, jo, jo.

Petro: Nëse unë të tregoj një video kur vajzën tënde e ngacmojnë më keq se unë, dhe ai është ai që ka bërë videon, do e kallëzosh në polici?

Nëna: Sigurisht që po

Petro: Nuk jam person i tillë siç mendon ajo. Ka marrë para dhe e di se nga kush i ka marrë.

Nëna: Çfarë duhej të veproje në këto momente, nëse do ishe në vendin tim?

Petro: Unë disa gjëra po deshe ti them personalisht, se nuk ti them këtu në publik se më vjen keq për vajzën. Të kam thënë mbaje vajzën afër, e tani ajo vuan. Ajo është vajzë e mirë, e kam trajtuar si vajzën time.

Nëna: Vajza ime ka punuar, dilte në terren me mikrofon. Ka punuar 1 muaj e gjysmë apo dy muaj. E kam takuar nga afër dhe i kam thënë largoje nga këtu se dënohesh, se ajo është minorene. Nuk e di, ai ka dhënë lek apo jo.

Kam videot e terrenit. Nuk ka marrë rrogë. I kam thënë hiqe se është e vogël për të punuar aty. Jam e ndërgjegjshme në atë që them.

Petro: Ka qenë në provë, nuk ka qenë me pagesë. Nuk ka punuar fare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re