Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD në Patos tha se kësaj force politike iu kërcënua ekzistenca e saj. Duke thumbuar kundërshtarët e tij brenda Partisë Demokratike, ai u shpreh se “ata u turrën duke mos arsyetuar”, por theksoi se “i kanë bërë llogaritë gabim”.

Sipas Bashës, projekti i tyre ishte që të pasuronin veten, ndërsa PD ta mendonin si pronë të tyre dhe jo të demokratëve.

” Procesi me të cilin vini ka qenë një pagëzim përmes zjarrit. Zjarrit të sulmeve, urrejtjes, të verbërisë dhe që nuk i lanë vend arsyes. Për dy vite kërcënoi ekzistencën e PD. I tillë ishte ky projekt, i tillë ishte furia e sulmeve, por i kanë bërë llogaritë gabim, menduan se ishin të gjithë si vetja e tyre. Pas meje kiameti, PD pronë e imja, PD platformën për pasurim apo pushtet personal. Këto ishin për fat të keq disa nga motivet e atyre që u turrën në humbje totale të arsyes. Por nuk llogaritën njerëzit, demokratët, burrat dhe gratë të cilët me një kurajo mbi normalen treguan se nga cfarë është ndërtuar kjo parti. Jo nga interesat e ngushta personale, as nga projekte personale për pushtet, por nga burra dhe gra që nuk e harrojnë që PD ndryshe nga cdo parti tjetër lindi si ëndërr e shqiptarëve për liri pas 45 vjet diktaturë”, tha Basha.

Basha tha gjithashtu se PD ka bërë gati programin e saj për të gjitha grupet e interesit, për fermerët, për sipërmarrësit, për pensionistet, për rininë, e të gjitha shtresat e shoqërisë.

“Menjëherë pas procesit që kemi nisur dhe pas përzgjedhjes së ekipit që do t’i prijë këtij programi, do të jemi në terren për ta shpalosur këtë program të hartuar nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. Ne jemi në gjendje për të prezantuar një politikë me fytyrë njerëzore. Çmontimin të monopoleve politike dhe një ekonomi të vënë në shërbim të njerëzve. Demokratët e Patosit kanë demonstruar vizionin, qartësinë politike drejt së ardhmes dhe kjo vihet re edhe nga kandidatët për kryetar të degës së PD Patos”, u shpreh nder te tjera Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re