Bislim Ahmetaj, kryetar i grupimit dhjetor 90′, ka qenë i ftuar në studion e Fax Neës përballë moderatorit Rezart Xhaxhiu, ku ka folur për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike.
Ahmetaj u shpreh haptazi se Lulzim Bashës i kanë rënë në qafë me detyrën që i kanë ngarkuar si kryetar i PD-së, sepse nuk është njeriu i duhur për të marrë përsipër drejtimin e opozitës, pushteti i dytë më i madh në vend.
Në vitin 2013 kur Sali Berisha dha dorëheqjen, Bislim Ahmetaj thotë se ka votuar Sokol Olldashin si kryetarin e ri të Partisë Demokratike jo sepse kishte paragjykime për Bashën, por vetëm për faktin se kryetarin e donte pjesë të Parlamentit.
Ai thotë me tej se Sali Berisha duhet të shprehet dhe të thotë se e e ka vënë ai në krye të PD-së Lulzim Bashën. I pyetur nëse Berisha duhet të largohet nga PD, Ahmetaj u shpreh se Berishën e konsideron një politikan që e ka mbyllur ciklin e tij në vitin 2013, duke shtuar se është një nga politikanët më të arrirë në vend.
Intervista:
E prisje këtë humbje? Nuk mund të them që kam qenë 100% i sigurtë në një fitore të PS, për shkak se ka pas 1001 arsye përse të humbte. PD kishte 1000 arsye të fitonte. Ishte një rekord i pashpresë fitorja e PS. 10 mandate PS i ka vjedhur, kjo është një nga aksiomat më të sigurta që kanë ndodhur. Kjo pritej që të ndodhte. Ajo 10cce është ajo që përjashton një mazhorancë të thellë. Ndërsa ajo 4cce që mundon e bën PD forcë jo konkurruese për të ardhur në pushtet.
Nuk kemi kërkuar kokën e Bashës. Basha është një qytetar i thjeshtë i këtij vendi, të cilit i kanë rënë në qafë për atë që i kanë ngarkuar. Nuk është njeriu që mund të marrë përsipër të drejtojë këtë, sepse pushteti i opozitës është pushteti i dytë në këtë vend. Atij i është ngarkuar një barrë, që nuk duhej t’i caktohej. Kjo është një prej arsyeve themelore përse bislim Ahmetaj është në studion tënde. Ne nuk kemi zgjedhur ndonjëhere kryetar. Azem Hajdarin e ka sjellë fryma. Nuk kemi sjellë ndonjëherë kryetar. Kshu ka ndodhur në Shqipëri prej shumë kohësh. Unë personalisht, që jam pjesë atij grupi që po përmendi ju, mendoj se ka ardhur një kohë që ne kemi të drejtën që të frymëzojmë zgjedhjen e një njeriu. Ai njeri që duhet të jetë në drejtim, të dalë nga baza.
A duhet të largohet Berisha? Unë jam shprehur dhe po e përsëris Sali Berisha është një nga personalitetet më të arrira të këtij vendi që e ka mbyllur ciklin e vet në vitin 2013, duke treguar se di të tërhiqet. A është tërhequr apo jo, ky nuk është problemi i Berishës, por atij që i ka interesuar gjithe kjo që në rast suksesi do të jetë i imi, në rast mossuksesi do jetë i prapavijës. Berisha duhet të shprehet. Duhet të thojë që e ka vënë. Ne jemi koshientë që Lulzim Bashën e ka vënë. Unë në 2013 kam shpallur mendimin tim që votova për Sokol Olldashin. Fati im i keq ka qenë se unë kam qenë pak i avancuar në lirinë e mendimeve. E doja kryetarin e opozitës në Parlament. Nuk është se kisha ndonjë paragjykim të madh për Lulzim Bashën. E doja kryetarin në parlament dhe jo kryetar bashkie për të dhënë tendera. Berisha është politikan i një cikli të mbyllur.
loading…
/faxweb
