Skip to content

I kapur me pistoletë në brez: Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”.

Si pasojë është arrestuar një 22-vjeçar pasi lëvizte i armatosur me pistoletë.

Blutë kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të operacioneve policore, me objektiv identifikimin e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe janë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, operacionin “Village”.

Gjatë operacionit, u kap në fshatin Krrabë, ku ishte banues, shtetasi R. Rr., 22 vjeç.

Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët e mbante pa leje. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.