Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi, foli sot në protestën para bashkisë lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës dhe përfshirjen në këtë aferë të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe komponentëve të drejtësisë, të cilët sipas tij po pengojnë hetimin e aferës.
Këlliçi tha se në ditët në vijim PD do i sqarojë qytetarëve të Tiranës detaje për inceneratorin e Tiranës dhe dosjen “5D”.
Demokrati tha gjithashtu se prokurori Dritan Prençi dërgoi sot pë gjykim dosjen e inceneratorit, pasi mendoi sipas tij se opozita nuk do të merret më me këtë aferë.
Por Këlliçi paralajmëroi se ne ditët në vijim PD do të nxjerrë detaje lidhur me këtë çështje.
“Ne sot fillojmë punën me Veliajn, me ty Dritan Prençi, i cili në shkelje flagrante të ligjit nga muaji gusht i kemi kërkuar Altin Dumanit si palë paditëse në inceneratorin e Tiranës të sjelli aktet e dosjes, sepse e detyron ligji. I kemi këruar dy herë Erjon Banit kryetarit të gjykatës të zbatojë ligjin dhe të sjellë aktet pranë PD, sepse jemi palë në këtë çështje”, u shpreh demokrati.
Këlliçi: Nuk kemi mbaruar punë me Erion Veliajn. Dritan Prençi vendose sot të çosh dosjen e incineratorit për gjykim. Dëgjove protestën, dëgjove që ne kemi mbaruar punë me Veliajn dhe kujtove se je i lirë të çosh dosjen për gjykim se ne jemi lodhur. Ne sot fillojmë punën me Veliaj, me ty Dritan Prençi, i cili ne shkelje flagrante të ligjit nga muaji gusht i kemi kërkuar Altin Dumanit si palë paditëse në inceneratorin e Tiranës të sjelli aktet e dosjes sepse e detyron ligji. I kemi këruar dy herë Erjon Banit kryetarit të gjykatës të zbatojë ligjin dhe të sjellë aktet pranë PD, sepse jemi palë në këtë çështje.
Çfarë kanë bërë sot ata? Kanë çuar me vrap si skutha çështjen në gjykatë, pa emrin e pronarit faktik të incineratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Blushi iu nxori një vendim 2017, ku Veliaj me firmë e vulë i hap rrugë konsensionit pa vendim të Kësh. Bashkiak. Pasi 2 herë Ahmetaj e kishte kundërshtuar financimin e kësaj skeme, Shkëlqim Cani e kundërshtoi.
Veliaj i vuri gjoksin për t’i dalë zot kësaj pune. Mos ta mohojë Dritan Prençi që ka drekuar dhe darkuar me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, për llogari të Veliajt. Dil e përgënjeshtrojë Këlliçin, për këtë që sa po thashë….Ne i kemi dhënë fjalën qytetarëve të Tiranës, në ditët në vijim do ju sqrojmë me detaje se çfarë po ndodh me çështjen e inceneratorit të Tiranës, çfarë do ndodh me çështjen e 5d dhe do zbërthejë me detaje punën e gazetarëve. Do ju tregojmë me detaje për dosjen e inceneratorit dhe 5D.