Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në ditëlindjen e 32 të PS foli edhe për raportin që kjo forcë politike ka me drejtësinë.

rama ruci

Duke qenë se disa deputetë dhe ministra që ka pasur kjo qeveri ndodhen në burg, Rama u shpreh se me reformën në drejtësi të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Rama deklaroi se me drejtësinë e re Partia Socialiste i ka “hyrë detit në këmbë”, por theksoi se Shqipëria e fëmijëve tanë do të jetë pikërisht kjo, ku drejtësia do të veprojë njësoj për të gjithë.

Kyeministri tha se drejtësia e re është një pasqyrë që flet shume, por theksoi se “po t’i afrohesh kësaj pikture ka shumë  boshllëqe, ka gjymtyrë që rrinë keq, ka detaje të neveritshme të pikturuara nga dhënësit dhe zëdhënësit e drejtësisë së re”.

“Ky raport ka nisur me burgosjen e liderit të partisë, ka vazhduar me shtrirjen e dorës së të burgosurit në drejtim të të burgosurit. Është zhvilluar më pas si një raport respekti për pavarësinë e gjyqësorit, por edhe si një raport me plagë të hapura nga gjyqësori i përdorur politikisht kundër nesh.

Pastaj është ngritur në nivelin historik të reformës në drejtësi kur kjo parti i hyri në këmbë atij deti që asnjë forcë politike më parë, as e kishte marrë mundimin ta vëzhgonte me dylbi.

PS është e vetmja parti në pushtet që as ka vrarë njeri, as ka burgosur njeri dhe as ka rrahuar një njeri për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin.

Ata që japin drejtësi merren pa asnjë pengesë me zyrtarët më të lartë të lidhur me pushtetin drejtpërdrejt dhe ndërkohë kanë mbështetjen e partisë që është në pushtet.

Kjo është piktura e madhe që flet shumë. Fatkeqësisht nuk flet shumë për ne qe jetojmë sot, ose flet shumë por flet më shumë duke pasur  parasysh sa shumë flet për Shqipërinë e gjeneratës tjetër

Shqipëria e fëmijëve tanë, falë nesh, falë kësaj partie, falë reformës në drejtësi do të jetë e para Shqipëri në historinë e këtij trualli me drejtësi të barabartë për të gjithë. Falë kësaj familje që sot feston ditëlindjen, familjes shqiptare të fëmijëve tanë nuk do të kenë më asnjë nga andrallat që ne do të duhet të heqim për ca kohë si familje të zakonshme në këtë vend.

Unë e di shumë mirë që po t’i afrohesh kësaj pikture ka shumë  boshllëqe ka gjymtyrë që rrinë keq, ka detaje të neveritshme të pikturuara nga dhënësit dhe zëdhënësit e drejtësisë së re, por mos harroni se ky është deti që ne i kemi hyrë në këmbë dhe 4-5 vite për të ndërruar kursin e një historie qindra vjeçare shkëputje totale nga perëndimi ndarje me zjarr e me hekur nga Evropa në mos janë sekonda janë minuta për historinë.

Ashtu sikundër gabimi dhe faji nuk kanë si të përjashtohen në këtë proces jo vetëm për ata që shkojnë para drejtësisë, por edhe për ata që thërrasin para drejtësisë”, tha Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re