Skip to content

I kërkoi 12 mijë euro familjes së një të dënuari, GJKKO jep vendimin për avokatin Lavdosh Shehu

Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg” avokatin Lavdosh Shehu, i vënë në pranga për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te funksionarët”.

Sipas SPAK rezulton se Shehu i ka marrë 5 mijë euro familjarëve të një të dënuari nën premtimin se do e transferonin atë nga Italia në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Shehu u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK, pasi i kishte premtuar familjarëve të të dënuarit për vrasje Fatos Hyseni, i cili është në burg për vrasje të bërë në vitin 1998, që të transferohej nga Italia për ta kryer dënimin në Shqipëri.

Shehu kishte marrë fillimisht nga familja një shumë prej 5 mijë eurosh, dhe priste që të merret shumën e dytë. Por duke qenë se familja e Hysenit nuk ishte njohur me hapat konkretë të avokatit, kishin vendosur që ta denonconin atë në një emision  investigativ, çka shërbeu dhe më pas si një pikënisje për hetimet.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb