Ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, mjeku britanik 53-vjecar, i cili në muajin mars i kërkoi kryeministrit Xhonson që të furnizonte sa më shpejt spitalet me masa mbrojtëse për personelin shëndetësor

Është kjo drama e një mjeku në linjë të parë në Mbretërinë e Bashkuar kundër koronavirus, i cili ditë më parë kërkonte që spitalet të furnizoheshin sa më shpejt me maska dhe mjete të tjera mbrojtëse.

Nëj kërkesë që ia kishte drejtuar kryeministrit Xhonson. Të enjten doktori Abdul Mabud Kouduri, specialist i urologjisë në spitalin e Homtorn në lindje të Londrës ndërroi jetë në moshën 53-vjecare pasi u infektua nga koronavirus. Ai nuk kishte asnjë patologji tjetër.

I emigruar nga Bangladeshi vite më parë, në 18 mars, në profilin e tij në Facebook ai shkruante: I dashur dhe i respektuar kryeministër, ju lutem na furnizoni urgjentisht me maska dhe material tjetër mbrojtës për cdo anëtarë të personelit shëndetësor.

Duhet të mbani mend që jepi profesionistë të specializuar por dhe qënie njerëzore që meritojnë të jetojnë të shëndetshëm me familjet e tyre. Marrim shumë dashuri dhe mbështetje nga qytetarët dhe institucionet, por kjo nuk mjafton.

Në fakt nuk majftoi për doktorin, një profesionist i vlerësuar dhe një person i mrekullueshëm sipas miqve të tij. Zëri i tij njësoj si ai i kolegëve aziatikë në fillim të pandemisë në Kinë nuk u dëgjua. Pas 15 ditësh i shtruar në spital në terapi intensive ai ndërroi jetë nga Kovid 19 duke lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të moshës 18 dhe 11 vjec.

Por ditët e fundit me dhjetra anëtarë të personelit shëndetësorë, mjekë dhe infermierë, kanë ndërruar jetë në Mbretërinë e Bashkuar pasi luftuan në linjë të parë kundër pandemisë.

Rasti i fundit thekson dhe më shumë mungesat e mëdha të shëndetit publik britanik sidomos në fillim të emergjencës, për sa i përket pajisjes me mjete mbrojtëse anti koronavirus.

Sidomos në fillim të emergjencës ka pasur raporte të ndryshme nga disa spitale që i kërkonin personelit shëndetësor të mos përdornin maska pasi trembnin pacientët. Pro përballë një situate jashtë kontrolli në Britaninë e madhe janë planifikuar të bëhjen të paktën 15 milion testime me objektiv mbrojtjen e operatorëve shëndetësorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re