Martin Henze, një personazh i denjë për librat komikë, i është bashkuar lëvizjes së Sali Berishës.

Ai ka treguar se së fundmi është zhgënjyer nga Lulzim Basha.

I shitur nga PD, si këshilltari personal i Angela Merkel dhe CDU-së, emigranti gjerman në Shqipëri thotë se kryedemokrati i ka bërë bllok pasi i kërkoi dorëheqjen.

‘Kryetari i PD në Shqipëri, Lulzim Basha më ka bërë bllok. Lulzim Basha i cili pretendon të bëjë demokracinë është vetë në shkelje të ligjit, dhe sot i tha mirupafshim demokracisë’, shkruan Henze duke na ngritur pikëpyetjen se cili prej tyre është më qesharak. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re