Damian Gjiknuri ka replikuar me deputetin Ralf Gjoni në seancën parlamentare.

Teksa ky i fundit i kërkoi dorëheqjen nga kreu i reformës zgjedhore, Gjiknuri ironizoi duke thënë se “vetëofrohem si presidenti për zgjidhje”.

Ndër të tjera ai tha:

“Z.kryetar, une nuk kisha ndermend te flisja por meqenese mu permend emri dua te them dy gjera.

Sic duket, cdo opozite per tu ndjere e rendesishme kerkon te gjeje nje armik apo ndonje qellim. Ata jashte parlamentit kishin “Rama ik”, keta ketu na paskan dale me “Damiani ik”.

Harrojne se ne pushtet nuk te sjell sistemi dhe as ligjerimi kur te duket vetja se po thua gjera te mencura por te sjell vota.

Nese vjen Partia Demokratike ne Komisionin e Reformes Zgjedhore, ne e kemi bere te qarte se dialogu nuk eshte ketu vetem per ju por edhe per opoziten jashteparlamentare dhe ajo do jete se sben.

Kur te vine ata me “Damiani Ik” une vetofrohem si Presidenti per zgjidhje. Ska problem fare keshtu qe mos e keni merak”, u shpreh Gjiknuri. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re