Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. I riu dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën si operator shitjesh në një subjekt privat. Enio Saraçi ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re