Një deklaratë e një dite më parë nga deputeti Agron Gjekmarkaj është bërë shkak për një debat sot në Kuvend. Fraza “harem politik” e përdorur prej tij ka ndezur debatin mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.

Deputetja Grida Duma ftoi Gjekmarkaj të kërkonte falje, por ky i fundit nuk e bëri një gjë të tillë. Kjo gjë ka nxehur ministren Belinda Balluku, e cila i tha se nëse ai e ka normale fjalën harem në familjen e tij, edhe ajo do ta pranonte me kënaqësi krahasimin.

Grida Duma: Zonjë e nderuar, po i drejtohem publikisht zotit Gjekmarkaj. Nëse e ka  përdorur fjalën harem të kërkojë ndjesë publikisht. T’ju kërkoj ndjesë, nëse harem është një çështje që e ka përdorur jashtë metaforës dhe pa kontekst, po ua them qartazi këtu. (Ndërhyrje nga salla, për fjalën metaforë) Po s’ka problem doni ta heq prapashtesën. E dyta tani në të njëjtin duel që na ftove, do çohesh dhe të thuash ‘ndjesë zonja Duma’ që Kryeministri iu përdori foton për fushatë. Në të nëjtin duel do çohesh dhe do thuash se është vonë, se ka ndodhur që në Prill. Unë ju kam parë në një foto që keni thënë se patronazhistët janë fëmijët e mi, ju kam pëlqyer aty. Do çoheni dhe do thoni ndjesë se nuk thash asgjë për atë linçim se është kryeministri im. Unë e kam nderin t’ja them kolegut tim dhe jam e bindur se më mirëkupton. Nuk është fyese që them nuk ekzistoni por është ndërgjegjësuese. Kurrë nuk kam përdorur asnjë fjalë, por ju shqetësoheni se fjala ime zë peshë. Dhe këtë pranojeni kaq.

Agron Gjekmarkaj: Po zonja kryetare (Dikush ngrihet e flet nga vendi), ulu more ça e ke atë zë si kukull. Dua t’i shpjegoj zonjës ministri që sigurisht që e kam pasur si koncept politik, është hasur që në Epin e Giglameshit, tek Odisea etj. Jo në kuptimin e haremit të mirëfilltë të afiniteve erotike të sulltanëve dhe seksuale të sulltanëve, por si koncept politik. (Balluku ndërhyn nga vendi, Gjekmarkaj ngre zërin) Të lutem, foli Edi Ramës dhe kujtdo me atë ton mos më fol mua. (Ndërhyn Erion Braçe nga vendi) Pusho more ti derrkuc.

Lindita Nikolla: Zoti Gjekmarkaj mos vazhdoni me fyerjet.

Agron Gjekmarkaj: Numëro më pak para dhe kupto çfarë është haermi politik.

Lindita Nikolla: Sërish nuk kërkuat falje dhe kjo është e trishtë.

Balluku: Pavarësisht se keni bërë një falje publike, sot po thoni që është gjë normale, metaforë normale. Nëse është normale, do keni një grua në familje, në mos vajzë, grua, nënë. Por nëse për ju kjo është normale në familjen tuaj ne e pranojmë me kënaqësi këtë gjë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re