Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani i është përgjigjur presidentit Ilir Meta pas letrës që ky i fundit i dërgoi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë mbi afatin e mandatit të tij.
Në këtë letër drejtuar KLGJ0së, Dvorani thotë se presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, duke theksuar se ai nuk ka kompetencë për këtë hap.
Pikat që theksohen në reagimin e Ardian Dvoranit: Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, s’mund të godasë institucione të pavarura; Presidenti nuk ka kompetencë; KLGJ nuk ka kompetencë për ta shqyrtuar; Emërimet në Gjykatën e Lartë nuk janë si në gjykatën Kushtetuese, nuk bëhen me emra por me pozicione.
Presidenit me anë të një letre drejtuar KLGJ kërkon largimin e Dvoranit, pasi argumenton se atij i ka mbaruar mandati dhe se tani Gjykata është duke u plotësuar me anëtarë. Me këtë letër presidenti kërkon ta largojë edhe si kryetar të KED-së.