Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në kryeqytet ku dy shtetase ukrainase janë gjetur të pajeta në banesë nga shoqja e tyre e dhomës mesditën e sotme (10 Maj).

Mësohet se dy ditë më parë viktima, të cilat u identifikuan si 25 vjeçarja me iniciale A. K., dhe 40 vjeçarja me A. L., kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ilaçin Xanax.

Por ajo ka refuzuar t’ua shesë dhe ukrainaset janë tensionuar duke e kafshuar farmacisten në dorë.

Farmacistja ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Dy ditë më pas, pra sot, 25-vjeçarja dhe 40-vjeçarja u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.

Njoftimi i policisë:

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re