Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku 58-vjeçari Renato Hoxha u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e djeshëm (27 Prill).
Raportohet se viktima kishte shtëpinë në një vend shumë të lakmuar për ndërtime të reja.
Sipas burimeve pranë familjes së 58-vjeçarit, kohët e fundit ai ishte shfaqur i shqetësuar pasi kishte marrë kërcënime të ndryshme për të dhënë tokën për ndërtim, por s’kishte pranuar.
Kjo është një nga pistat ku është fokusuar policia për zbardhjen e krimit, që ende mbetet pa autor.
Raportohet se vetëm disa metra larg banesës së viktimës është ndërtuar një pallat disa katësh ku çmimet e apartamenteve janë të larta duke shkuar në rreth 1500 euro metri katror.
Policia ka marrë në pyetje disa persona, përfshirë pronarin e pallatit të ndërtuar pranë banesës të viktimës.
Sipas të njëjtave burime, në kontakte me të afërm, ai është shprehur se “po marr kërcënime për shtëpinë me qëllim që aty të ndërtohet, por do të rezistoj”.
Ndërkohë Renato Hoxhaj nuk kishte probleme të tjera dhe në zonë njihej si një njeri i qetë dhe i respektueshëm.
Dy fëmijët e rritur nuk kanë patur shumë kontakte me të pasi jetojnë jashtë shtetit prej vitesh dhe kontaktet e vetme kanë qënë telefonike.