Një shqiptar i shumëkërkuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur u arrestua nga policia greke në Kakavijë teksa po tentonte të hynte në shtetin helen.

Burime për Fax News bënë me dije se shqiptari e kishte kaluar doganën shqiptare.

Nga verifikimi ne sistem, rezulton i kërkuar nga policia italiane për trafikimin te një sasie te madhe droge për të cilën është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 5000 euro gjobe.

Policia greke bëri shoqërimin e tij drejt Janinës në pritje të ekstradimit të tij drejt Italisë

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re