Një sasi prej 80 mijë eurosh, e cila ishte e fshehur në një kuti detergjentësh, është zbuluar së fundi në portin e Barit, mes bagazheve të udhëtarëve në një autobus që ishte nisur nga Milano drejt Shqipërisë.
Paratë ishin ndarë në tufa nga 10 mijë euro secila, dhe dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal sipas mediave italiane.
Ansa shkruan se bilanci i parave që sekuestrohen dhe kanë si qëllim futjen në Shqipëri sa vjen dhe rritet.
Legjislacioni kërkon që kushdo që kalon kufirin në Itali të deklarojë paratë cash për shumat që tejkalojnë 10 mijë euro në doganë.
Policia nuk arriti që të identifikoi personin që kishte paratë.
…
/faxweb