Pesë persona u burgosën me 78 vite burg, pasi vranë mizorisht nënën 36-vjeçare në Britani për një borxh prej 70 eurosh.

Alison McBlain mbeti e vdekur pasi një makinë e tipit ‘Fiat Punto’ e përplasi qëllimisht më 19 nëntor të 2019.

Joshua Titterington, Karis Poynton, Dean Qayum e Kaylib Connolly u shpallën fajtorë për vrasjen e nënës së re, ndërsa një i pestë u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Mediat e huaja raportojnë se e reja kishte marrë kokainë pa i paguar dhe menjëherë pas kësaj, anëtarët e bandës thurën planin e hakmarrjes. Alison McBlain u godit rreth orës 19:30 dhe menjëherë pas përplasjes u dërgua në spital, por fatkeqësisht e reja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re