Një 53-vjeçar i identifikuar si Hasim Dauti është vënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij Gjykata e Gjirokastrës kishte dhënë një dënim me 3 vite burg për mashtrim, pasi i kishte marrë 45 milionë lekë të vjetra një personi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, organizuan punën dhe në qytetin e Tiranës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit e shpallur në kërkim H. D., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me tre vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim”.

Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shumën 4.500.000 lekë dhe nuk ia ka kthyer më shtetasit D. B”, njofton policia.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re