Artan Tafani, i penduari i drejtësisë që ka rrëfyer 17 ngjarje kriminale, ka dëshmuar sot për herë të parë në GJKKO, ku ka treguar arsyen e ekzekutimit të biznesmenit Çajup Selimi, krim i ndodhur 1 qershorit të vitit 2022 në qendër të Tepelenës.

I pyetur nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, rreth arsyes së ekzekutimit të biznesmenit, Artan Tafani u shpreh se: “Mora vesh nga Laerti se u vra pasi Erisiano kishte pas probleme dhe konflikte me të”.

I penduari i drejtësisë tregoi se viktima i kishte ngacmuar nënën Erisiano Abedini.

“Kishin pas sherr sepse Çajupi kishte ngacmuar nenën e Erisianos. Duke qene se Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili kishin rënë në burg Laert Haxhiu kishte nevojë për njerëz e për mua”, tha Artan Tafani në GJKKO.

Pas krimit, ai tregoi se ka udhëtuar drejt Greqisë ku ka takuar Laert Haxhiun në një vilë.

“Mbas vrasjes së Çajupit shkova në Greqi dhe takova Laertin dhe Mario Dijamantin e Xhino Bajramin në një vilë ku ishin me të dashurat”, tregoi ai.

LEXONI EDHE: Ekzekutimi i biznesmenit Çajup Selimi, bashkëpunëtori i drejtësisë hedh dritë mbi atentatin: E qëllova 3 herë, më pas ika me vrap dhe rashë në ca ferra! Laertin e thërrisnin me nofkën “ Alufi” dhe “filja”

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko