Policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar nga Lushnja, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e dy valixheve me sende personale një gruaje.

Ndërsa një ish-punonjës i Postës Shqiptare është vënë nën hetim, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike).

Njoftimi i policisë:

Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim O. Ll., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin I. R., 43 vjeç (i arrestuar), i kanë vjedhur një 34-vjeçareje, 2 valixhe me sende personale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. G., 46 vjeç, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin A. F., 47 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime punime ndërtimi, në tokën e tij, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për shtetetasit:

-M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 21 vjeçe, se ndihet e kanosur sepse ky shtetas i dërgon në rrjete sociale, foto të saj personale;

-D. M., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re