Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit dhe ka pasur prurje në disa lumenjë të Shqipërisë. Mes tyre përfshihet edhe lumi Mat që ka dalë nga shtrati dhe ka marrë para një kamion që është i përmbytur.

Prej vitesh, shtrati i këtij lumi gërryhet nga kompania “Salillari”, të cilit duket se po i kthehet restoja me automjetet e ndërtimit të përmbytura.

Moti i përkeqësuar arriti t’ia kthente ‘borxhin’ biznesmenit Pëllumb Salillari që ka ndërhyrë në pasurinë natyrore të lumit Mat. Dy biznesmenë kanë shqetësuar vazhdimisht banorët e zonës, por nuk e kanë ndalur punën për të nxjerrë gjithçka duan nga lumi.

Shpesh herë, janë fotografuar fadromat që nxjerrin inerte duke shkatërruar shtratin e lumit, gjë që rrezikon përmbytjen e zonës përreth. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re