Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka sulmuar Sali Berishën.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi i quajti shoqatë “non grata” Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. “I lamë hapësirën e duhur për turin e përditshëm të shoqatës “non grata”. Nga 9 shtatori, demokratët dhe shqiptarët dëgjojnë një lumë gënjeshtrash nga Sali Berisha”, tha Bardhi.
Bardhi gjithashtu shtoi se Berisha paralajmëroi për dhunë gjatë protestës së të shtunës.
“Sot paralajmëroi akte dhune në selinë qendrore të demokratëve. Absurdi i protestës kombëtare që ka thërritur për hallin personal është se Berisha kërkon ta kthejë selinë e PD në bunker për një person të shpallur non grata”, shtoi Bardhi.