Ushtria amerikane dhe ajo ruse në Siri kanë një kanal komunikimi për të shmangur konfliktet e rastit, por duke punuar së bashku për kthimin e refugjatëve do të përfaqësonte më shumë bashkëpunim.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka dërguar një propozim në Uashington për organizimin e përbashkët të kthimit të refugjatëve sirianë, akt që vjen pas takimit të dy presidentëve në Helsinki.

Kjo ministri dërgoi një propozim për një plan veprimi të përbashkët për t’u kthyer të gjithë refugjatëve sirianë në vendet ku ata jetonin para luftës që filloi në vitin 2011, raporton Reuters.

“Progresi është bërë nga marrëveshjet e arritura nga presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara gjatë Samitit të Helsinkit”, tha Mikhail Mizintsev, një zyrtar i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Mësohet se ushtria amerikane dhe ajo ruse në Siri kanë një kanal komunikimi për të shmangur konfliktet e rastit, e gjithashtu për të punuar së bashku për kthimin e refugjatëve do të përfaqësonte më shumë bashkëpunim.

“Propozimet e paraqitura nga Rusia aktualisht po përpunohen nga pala amerikane,” shtoi ministria.

Thuhet se propozimi përfshin krijimin e një grupi vëzhgues ruso-amerikan-jordanez në Amman dhe një grupi të ngjashëm në Liban, i cili do të organizonte kthimin e më shumë se 1.7 milionë sirianëve në të ardhmen e afërt.

Mizinvest thotë se vlerësimi fillestar është se 890,000 refugjatë nga Libani do të kthehen në Siri, 300,000 nga Turqia dhe 200,000 nga Bashkimi Evropian. Rusia mbetet e akuzuara e madhe mbi plojën siriane të këtyre viteve të fundit, kun ë aleancë me regjimin e Asadit, ka kryer bombardime në masë duke shkaktuar qindra viktima mijra të ikur. /tesheshi.co

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re