Nëntë familje në fshatin Lisaj të Njësisë Administrative Kajan në Belsh jetojnë në çadra apo në stallë bagëtish që prej tërmetit të rënë më 21 Shtator. Pallati, në të cilin ata jetonin, është shpallur i pabanueshëm për shkak të  dëmtimeve nga tërmeti, i cili ra në muajin shtator.

“Ne nga tërmeti në 21 shtator, na sollën çadrat, por në çadra nuk rrihet është shumë ftohtë. Inxhinieri erdhi nga Tirana dhe e nxori të pabanueshëm. Nëntë familje  jemi”, tha një banor i pallatit.

“Nuk është vënë dorë fare. Se çfarë do të bëhet nuk e dimë. I lutemi qeverisë që edhe për ne të marrë ndonjë masë. Nuk e di si do të zgjidhet puna jonë” , u shpreh një tjetër.

“Jemi shumë të trishtuar. Siç e shef mos më keq po vuajmë, po flemë në çadra. I lutemi qeverisë. Njerëz jemi”, u shpreh një banore.

“Kasollen që bëmë për bagëtitë e kemi rregulluar një çikë dhe po qëndrojmë në të. Kemi frikë të qëndrojmë atje lartë”, tha një tjetër banore.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=idKiRiRjeFw]

Banorët shprehen se pavarësisht se ka kaluar më shumë se 2 muaj, për ta nuk është kujtuar askush, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe pa asnjë ndihmë apo strehë ku të jetojnë në këto ditë të ftohta dimri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re