Gjykata më e lartë e Apelit në Egjipt ka hequr më shumë se 1.500 emra nga lista zyrtare e terroristëve në vend, përfshirë presidentin e rrëzuar Mohamed Mursi.

Ndër ata që ishin në listën e terroristëve ishte futbollisti i famshëm egjiptian Mohammed Abu Treyk.

Mursi, 67 vjeç, u zgjodh në mënyrë demokratike pas “pranverës egjiptiane” në vitin 2011.

Por një komplot ndërkombëtar arriti ta rrëzonte më anë të një grushti ushtarak në korrik 2013.

Ai shërbeu vetëm një vit me mandat katërvjeçar, ndërsa organizata në të cilën ai i përkiste, Vëllezërit Muslimanë, është ndaluar që atëherë.

Ai tani është i burgosur në burgun famëkeq të Tevrës, i njohur edhe si Akrepi, dhe organizatat e të drejtave të njeriut thonë se autoritetet egjiptiane e mbajnë atë në izolim për pothuajse tre vjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re