Një 65-vjeçar ka vendosur të dorëzojë në polici arsenalin e armëve që mbante në banesë që nga viti 1997. 65-vjeçari është vënë nën hetim, ndërsa u paraqit para uniformave blu së bashku me arsenalin e armëve që kishte fshehur prej vitesh.

 

Bëhet fjalë pë 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 3 granata defensive, 1300 fishekë pistolete, rreth 2500 fishekë kallashnikovi, 7 krehra armësh dhe 4 ndezësa të unifikuar.

 

Armët e zjarrit janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo, për ndonjë ngjarje kriminale, ndërsa për 65-vjeçarin ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko