Një person ka mbetur i vdekur sot në Gjilan, meqenëse s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve nga therja me thikë.

Kanë dalë pamjet e para nga vendngjarja ku sipas të dhënave paraprake pas një përplasje në një bar në Gjilan një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një thikë.

I dyshuari është arrestuar tashmë, derisa në media është publikuar edhe një video nga ky moment.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re