Pas lajmit të publikuar së fundmi në media se moderatori i njohur,
Adi Krasta nuk do të vijojë më transmetimet e emisionit ‘A Show’ në News
24, ka patur reagime të shumta.

Gazetari Enkel Demi, madje edhe një nga të ftuarit e emisionit të
Krastës ironizon dhe bën përgjegjëse qeverinë për mbylljen e emisionit, i
cili kritikonte herë pas here qeverinë Rama dhe kreun e bashkisë së
Tiranës, Erion Veliaj.

“Meqë me shumë modesti edhe unë jam një nga njerëzit që ka dhënë një
farë ndihme që Adi Krasta të idhnojë qeverinë, dal vullnetar të tërheq
mbrapsht gjithçka kemi shpifur në atë studio.Kjo ka ardhur, se nuk i njihja të mirat e zgjedhjeve të 30 qershorit,
aftësinë e kryetarëve të pastër akullore të bashkive, rritjen ekonomike
që na dha falë kulturës së barit në bujqësi, përfshirja në administratë
dhe qeveri të çunave problematikë, PPP-të, përndritja e ideve
gjeopolitike të Batonit dhe djalkës diplomat…Për të gjitha këto e shumë të tjera ndjehem fajtor, kam gabuar rëndë dhe kërkoj ndjesë publike.Denoncoj Adi Krastën si njeri që e ka merituar masën ndëshkimore që mori
qeveria për të dhe e ftoj të bëjë autokritikë të fortë e të thellë dhe
të pranojë të punojë kokëulur vullnetar për Rilindjen, e cila po i sjell
popullit gjithë këtë begati, siguri dhe mirëqenie”, shkruan Enkel Demi
me ironi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re