I mbyllet dera e blinduar,duke ngelur i vetëm brenda banesës fëmija 6-muajsh,nëna kërkon ndihmën e zjarrëfikësve që futen me shkallë nga ballkoni.

Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur për disa minuta i vetëm në banesë pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era,duke e lënë nënën jashtë.Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori”,në banesën e shtetasit Lulëzim Braja.Duke qënë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë,nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrëfikësit.Efektivët e shërbimit zjarrëfikës kanë ndërhyrë me sukses,duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko