Ish-Presidenti i SHBA-së Donad Trump ka ‘kërcënuar’ krijuesin e rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, i cili e pezulloi llogarinë e tij për dy vite.

Forbes shkruan se në një deklaratë Turmp ka thënë se kur të jetë sërish President i SHBA-së nuk do të ketë më darka me Zuckerberg dhe me gruan e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ai gjithashtu e ka konsideruar vendimin e Facebook si një ofendim për të gjithë qytetarët amerikanë që votuan në zgjedhjet e 2020-ës.

“Vendimi i Facebook është një ofendim për numrin rekord të 75 milionë njerëzve dhe shumë të tjerëve që votuan për ne në zgjedhjet e manipuluara presidenciale të vitit 2020. Ata nuk duhet të lejohen t’ia hedhin paq me censurë të tillë dhe rrjedhimisht ne do të fitojmë. Vendi ynë nuk e duron dot më këtë. Herës tjetër kur unë të jem në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë më darka, me kërkesën e tij, me Mark Zuckerberg dhe gruan e tij,” tha Trump.

Për shkak trazirave që ndodhën në 6 janar, ku shumë amerikanë republikanë sulmuan Kongresin e Capitol Hill, të udhëzuar nga Trump, Facebook mori vendimin për të përjashtuar me dy vite Trump nga rrjeti social.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re